Futbolli i Kosovës është në zi. Talenti 17-vjeçar i Trepçës ’89, Erion Kajtazi, ka vdekur në fushën e lojës të shtunën pas një arresti kardiak. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, Trepça ‘89 dhe Emergjenca e Spitalit të Prizrenit.
Kajtazi, që veshi edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U17, gjatë ndeshjes kundër A&N në Prizren ra në tokë pa vetëdije. Siç ka njoftuar FFK-ja, mjekët e të dyja skuadrave bën përpjekje maksimale për t’ia shpëtuar jetën talentit 16-vjeçar, por ishte e pamundur. Mjekët konstatuan vdekjen që ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Reagim emocional pati klubi ku luante Kajtazi. Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, është shprehur i shokuar me vdekjen e 17-vjeçarit. Zeka ndër të tjera shkroi se po planifikonin transferimin e