- Reklama -

Erdogan: Turqia një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme

Turqia është ndër vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme pasi procesi i dixhitalizimit vazhdon të përshpejtojë përhapjen e dezinformatave.

Kështu tha të premten presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, Erdogan i cili përmes një video-mesazhi iu drejtua Samitit të Stratcom 2022.

- Reklama -

“Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme në botë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike, politikave origjinale që ndjek dhe qëndrimit të saj parimor për çështjet rajonale dhe globale”, tha ai.

Samiti dy-ditor filloi në Stamboll të premten për të trajtuar tema globale në fushën e komunikimit strategjik, raporton dailysabah.

Erdogan tha se përmes dixhitalizimit po ndodhin transformime të mëdha për sa i përket mjeteve të komunikimit dhe burimeve të lajmeve, duke shtuar se ndotja e informacionit dhe përhapja e dezinformatave janë dy nga sfidat më të theksuara të periudhës aktuale.

Ai theksoi se kriza e së vërtetës zbulon rëndësinë e institucionalizimit dhe bashkëpunimit të komunikimit strategjik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Turqia po pret Samitin Stratcom 2022, një platformë ndërkombëtare që trajton tema globale në fushën e komunikimit strategjik, në datat 2-3 dhjetor në Stamboll.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort