- Reklama -

Krasniqi Kurtit: 18 policë i mban ti personalisht, nuk e di prej kujt po mbrohesh?

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot përmes një postimi në Facebook, tha se “shoqëria jonë është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës”.

Krasniqi përmes të njëjtit rrjet social, e pyet Kurtin për 18 policët që e mbrojnë – “Nuk e di prej kujt po mbrohesh”, shprehet i pari i PDK-së.

- Reklama -

“Prej skandalit në skandal! Pas një reagimi jodinjitoz e fyes mbrëmë, Kryeministri sot paska fajësuar tërë shoqërinë për rritjen e dhunës në familje. Po thotë se kemi pak policë e shumë familje.  E para, 18 prej atyre policëve, Kryeministër, i mban vetëm ti personalisht për mbrojtjen tënde (nuk e di se prej kujt po mbrohesh?).  E dyta, me këtë lloj qeverisje dhe me këtë trend të ikjes së të rinjve gjatë mandatit tënd, shumë shpejtë do të kemi përgjysmë më pak familje e përgjysmë më pak policë. E treta, sot janë bërë 101 ditë pa Ministër të Shëndetësisë. Një zonjë, që priste të bëhej nënë për herë të parë, nuk arriti ta mbajë asnjë sekond në duar foshnjën e saj sepse u vra mizorisht, bashkë me foshnjën, në një institucion publik, i thirrur për të shpëtuar jetë. E katërta, ku është reagimi shtetëror? Ku është dorasi? Kush do të merret me të, edhe nëse arrini që ta kapni? Sistemin gjyqësor e ke në grevë, për shkak të inateve dhe tekeve tua krejt personale. E pesta, hapi i parë për të rregulluar diçka është ta pranoni fajin. Ju vazhdoni të shfajësoheni, duke bërë të gjithë fajtorë, opozitën, shoqërinë, mësuesit, policinë, gjykatësit, mjekët, por asnjëherë, ama asnjëherë, veten dhe ministrat e tu”, shkroi Krasniqi.

Ndër të tjera, Krasniqi tha se nuk pret dorëheqje as llogaridhënie nga askush në qeverinë e Kurtit, pasi sipas tij, për të dhënë dorëheqje duhet të “kesh integritet, moral dhe etikë, të jesh i përgjegjshëm e profesional. Ju nuk keni këso profile në kabinetin tuaj”.

“Keq, shumë keq”, shkruan Krasniqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort