Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj së bashku me presidenten e Kosovës morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, e po ashtu edhe dy kryekuvendarët, Glauk Konjufca dhe Lindita Nikolla, raporton Zeri.info.
Pas ceremonisë, ata vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.