Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka vlerësuar se kërkesa e Evropës që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës është qesharake, transmeton Russia Today.
“Kjo është me të vërtetë qesharake. Çfarë ka mbetur nga Evropa në BE? Vetëm një referencë gjeografike për kontinentin. Evropa si qytetërim tani ruhet në Rusi”, tha Zakharova.
Zakharova shtoi se tradita evropiane është shkatërruar në BE.
“Postulatet e lashta të ligjit dhe të drejtave, vlerat e krishtera dhe idealet e humanizmit janë shtrembëruar”, tha Zakharova.
Në fund të tetorit, Bashkimi Evropian shprehu shpresën se qeveria e re e Serbisë do të udhëheqë një politikë të jashtme të përbashkët me Brukselin në përputhje me statusin e një kandidati për anëtarësim në Union, dhe Parlamenti Evropian së fundi miratoi një deklaratë duke i kërkuar Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Moskës nëse dëshiron të përparojë në rrugën evropiane.
“Rezoluta e Parlamentit Evropian që kërkon që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, përkatësisht të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në, vetëm konfirmoi se vendi ynë duhet të vendosë sanksione ndaj Moskës dhe të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha së fundmi presidenti serb Aleksandër Vuçiq.