Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, temë ka qenë ndërgjegjësimi kundër kancerit të mushkërive.
Onkologia Brunilda Profka ka thënë që sa më herët të zbulohet kanceri i mushkërive, trajtimi është më i lehtë, njofton Klan Kosova.
“Kanceri i mushkërive si çdo lloj tjetër, trajtimi do të varet prej stadit të sëmundjes. Sa më herët të kapet ky kancer, aq më e lehtë është edhe trajtimi për këta pacientë”, tha ajo.
Profka ka theksuar se bota mjekësore dhe shkenca kanë bërë shumë hulumtime për këtë kancer, duke dalë në terapi të reja dhe me shumë efikasitet.