- Reklama -

Miliarderët shqiptarë prapa testeve për COVID-19 në aeroportet e Belgjikës

Javën e shkuar, dy qendra të reja testimi për koronavirus u krijuan në aeroportin e Brukselit në Belgjikë për vetëm 48 orë, falë një familjeje të pasur shqiptare, ka shkruar mediumi belg për tema të biznesit dhe ekonomisë “De Tijdt”.

Ky medium ka shkruar të martën për kontributin e familjes Destani nga Maqedonia e Veriut për vendosjen e qendrave të testimit në aeroportin e Brukselit. Emir Sadiki ishte duke festuar Vitin e Ri të enjten kur i telefonuan nga aeroporti, me kërkesën nëse mund të shtojë dy qendra testimi të shtunën, pasi rregullat e shtetit për udhëtarët në Belgjikë kishin ndryshuar, shkruan në fillim “De Tijdt”. Sadiki, menaxher në grupin “Ecolog”, menjëherë u përgjigj duke mundësuar ngritjen e tendave, transportimin e mostrave të testimit dhe gjetjen e personelit të trajnuar. Dy qendrat u hapën të shtunën, ndërsa një e tretë u ngrit të dielën. Në tri qendrat e reja dhe ato të cilat i kishte hapur në shtator në këtë aeroport kompania “Ecolog”, gati 5 mijë njerëz u testuan në fundjavën e shkuar.

- Reklama -

Pas kontributit për testimin për COVID-19, mediumi belg ka shkruar për historinë e kompanisë që u themelua nga Nazif Destani në fund të viteve të ’90-a kur ai u takua me disa ushtarë gjermanë në misionin në Kosovë. Destani kishte kuptuar se ushtria gjermane kishte probleme me lavatriçe dhe kishte blerë shumë të tilla për t’ua ofruar shërbimet. Pas kësaj, ai siguroi thirrjen edhe për misionin në Afganistan. Pasi ishte i vetmi që guxonte të hynte në zonat e rrezikshme edhe ushtritë amerikane dhe britanike shfrytëzuan shërbimet e tij.

“Ecolog” me këtë rast u bë kompani e madhe me shërbim në më shumë se 30 shtete e më shumë se 12 mijë punëtorë. Aty përfshihen të gjitha mjetet shtëpiake, por edhe ato që lidhen me veturat.

Që nga maji, kjo kompani ka nisur me krijimin e qendrave të testimit për disa aeroporte evropiane.

Pasuria e kësaj familjeje vlerësohet deri 6 miliardë euro.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort