Home SPORT Van Gaal: Ky botëror s’është i mirë

Van Gaal: Ky botëror s’është i mirë

0
Van Gaal: Ky botëror s’është i mirë

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka mbajtur një konferencë për shtyp në Katar.

Ish-trajneri i Mançester Junajtid ka qenë kritik ndaj vendimit për të mbajtur Kupën e Botës në dimër, në vend të sezonit të zakonshëm veror.

“Ky botëror nuk është i mirë. Lojtarët e mi kanë luajtur të dielën”, tha Van Gaal, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se ky nuk është “momenti më i mirë” për Kupën e Botës dhe do të ishte më mirë t’u jepte lojtarëve “një ose dy javë” pushim ose përgatitje për një turne veror.

Megjithatë, ai thotë se objektet në bazën e tyre stërvitore nuk mund të ishin më të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here