LDK dega në Prizren ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të Sheh Rexhes, njeriut qe e donin dhe respektonin, jo vetem besimtaret e qytetaret e rajonit te Hasit, por nga gjithandej Kosoves.
“Na pikelloi pa mase lajmi per ikjen nga kjo bote, e Sheh Rexhes, njeriut qe e donin dhe respektonin, jo vetem besimtaret e qytetaret e rajonit te Hasit, por nga gjithandej Kosoves.
Sheh Rexha, ishte atdhetar e njeri qe nuk kursente veten per te mbeshtetur proceset e zhvillimit te Kosoves nder vite.
Ai ishte me Lidhjen Demokratike te Kosoves qysh nga fillet e para te saj, duke qendruar e kontribuar perkrah nesh pa u lekundur, para dhe pas luftes.
Humbja e tij, eshte humbje e madhe per familjen, besimtaret, gjithe njerezit qe e kane njohur si dhe boshllek i madh e dhembje edhe per ne.
Do te na mungon miresia, modestia dhe dashamiresia e tij.
Do te mbetet ne kujtimet tona perhere.
Me lutje qe zoti t’ua lehtesoi dhembjen, i shprehim ngushellimet tona me te sinqerta familjes, miqeve dhe besimtareve te tij.”
Shpirti i befte drite.
U prehte ne paqen e pasosur.
LDK – Prizren
Kryetar,
Anton Quni