- Reklama -

Murtezaj: S’mund të ketë marrëveshje për normalizim pa njohje

Valon Murtezaj, profesor i diplomacisë në Paris ka thënë se marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk mund të ketë pa njohje reciproke.

Murtezaj ka thënë të premten në ktv tha se nëse njohja nuk është në çfarëdo dokumenti të një marrëveshjeje, atëherë ajo s’mund të quhet marrëveshje për normalizim.

- Reklama -

“Ato që janë parë nuk janë finale, nuk janë 100 për qind të sigurta, por me rëndësi është që nëse, njohja nuk është në dokument, atëherë kjo nuk quhet marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, sepse marrëdhënie normale kanë dy shtete që njihen mes veti, jo vetëm shtetet që nuk luftojnë. Është ende herët që të themi duhet të pranohet apo refuzohet. Ajo çfarë duhet të bëjnë edhe Qeveria e Kosovës edhe ndërmjetësit është që të angazhohen në mënyrë intensive dhe të sinqertë për të ofruar dokument që e normalizon situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Murtezaj.

Sipas tij, pas Forumit për Paqe që po zhvillohet në Paris, procesi i dialogut do të ndryshojë.

“Pas këtij forumi ndahet një lloj epoke, procesi i dialogut do të jetë më ndryshe, në kuptimin që nuk mund të jetë më situatë e njëjtë. Pas gjithë këtyre zhvillimeve, Kosova dhe Serbia duhet të marrin hapa qoftë për refuzimet qoftë për pranimet e planeve. Propozimet që vijnë nga dy shtetet lidere të Evropës, duhet të konsiderohet seriozisht”, është shprehur ai.

Ndërkaq, duke folur për çështjen e Asociacionit, Murtezaj ka thënë se nuk do të duhej të diskutohej si element i ndarë nga pjesët e tjera të një marrëveshjeje të përgjithshme. /eo

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort