Ish-polici nga Prizreni, Muhamet Kadriqeli, ka thënë se nëse vendi i tij ka nevojë, ai është i gatshëm që sërish ta veshë uniformën e Policisë së Kosovës për të shërbyer vendit.
Kadriqeli thot se ishin rrethanat ekonomike kur u detyrua ta lëshoj vendin e punës, andaj duke parë gjendjen e krijuar në së fundmi në Veri të Kosovës, ai i bënë ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës që është gatshëm që ti kthehet uniformës për të kontribuar nëse është nevoja.
Shkrimi i plotë i Kadriqelit:
Unë Muhamet Kadriqeli, ish pjestar i Policise së Kosovës me ID numër 4288, në vitin 2007-2008 e kam dorzuar detyrën për shkaqe ekonomike të atëhershme.
Sot jamë i gatshëm që ti kthehem uniformës për të kontribuar nëse është nevoja.
Jam i gatshëm edhe psiqikisht edhe fizikisht!