E gjithë ajo dritë natyrale që “rrjedh” nëpër dritaret tuaja një ditë mund të bëjë shumë më tepër sesa t’ju ndriçojë shtëpinë tuaj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët në Zvicër kanë arritur një rekord të ri efikasiteti për “qelizat diellore transparente”, duke hapur rrugën për dritaret që të gjenerojnë energji elektrike që mund të ndihmojnë në furnizimin me energji të shtëpive dhe pajisjeve tona.
Versionet e mëparshme të DSC-ve mbështeteshin kryesisht në rrezet e diellit direkte, por shkencëtarët në École Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL) kanë gjetur një mënyrë për të bërë fotosensitizues transparentë – molekula që mund të aktivizohen nga drita – që mund të “absorbojnë” dritën në të gjithë spektrin e dritës së dukshme.
DSC-të janë transparente, fleksibël dhe mund të prodhohen në një gamë të gjerë ngjyrash për një kosto relativisht të ulët.
Këto panele diellore të tejdukshme tashmë janë duke u përdorur në çatitë, serra dhe fasada xhami.
Por pavarësisht faktit se dritaret gjeneruese të energjisë janë në treg për disa vite, një ankesë e përsëritur ishte kapaciteti i tyre i kufizuar për të gjeneruar energji elektrike në krahasim me “qelizat diellore tradicionale”.
Dhe përparimi i ri nga ekipi në EPFL së shpejti mund të ndihmojë në kapërcimin e kësaj pengese.
Falë një modeli të ri molekule, ato kanë rritur efikasitetin e konvertimit të energjisë së DSC-ve – me fjalë të tjera, përqindjen e energjisë diellore që shkëlqen mbi to dhe që shndërrohet në energji elektrike të përdorshme – duke arritur mbi 15 për qind në rrezet e diellit direkte dhe deri në 30 për qind në kushtet e dritës së ambientit.
Reklama
Për referencë, panelet diellore komerciale aktualisht kanë një efikasitet mesatar prej rreth 20 për qind.
DSC-të e gjeneratës së re demonstruan gjithashtu “stabilitet operacional afatgjatë” prej të paktën 500 orësh.
Siç vlerësohet më tej, materialet që konvertojnë dritën e diellit në energji elektrike kanë një potencial të madh për të përmbushur nevojën në rritje të planetit për teknologji me kosto efektive të energjisë së rinovueshme. /Telegrafi/