- Reklama -

Çfarë i ndodh trurit nëse mendoni më tepër se duhet?!

Nëse ndiheni të rraskapitur në fund të një dite të rëndë në punë, ka mundësi që të keni menduar shumë

Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i lëndës gri (në tru) mund të shkaktojë lodhje mendore, duke e bërë më të vështirë marrjen e vendimeve.

- Reklama -

Hulumtuesit analizuan përbërjen kimike të trurit të dy grupe njerëzish në një ditë pune. Njëri grup u ngarkua me detyra të lehta, ndërsa tjetrit iu kërkua të kryente versione më komplekse të të njëjtave detyra njohëse.

Shenjat e lodhjes, si zvogëlimi i bebes së syve, u regjistruan vetëm te grupin që kryente detyra më komplekse.

Duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike, kërkuesit e Spitalit Universitar Pitie-Salpetriere në Paris zbuluan se puna njohëse me intensitet të lartë nxit grumbullimin e glutamatit një substancë kimike që përdoret nga qelizat nervore për të transmetuar sinjale te qelizat e tjera në korteksin paraballor.

 

Menaxhimi i niveleve të tepërta i bën më të vështira aktivitetet e tjera të korteksit paraballor, si planifikimi, procesi vendimmarrës, duke i shtyrë subjektet të favorizojnë veprime që kërkojnë pak përpjekje dhe me shpërblim të lartë, ndërkohë që fillojnë të ndiejnë lodhjen mendore.

Një nga autorët e studimit, Mathias Pessiglione, tha se teoritë e mëparshme hamendësonin se lodhja ishte një iluzion i krijuar nga truri për të na ndalur në atë që po bëjmë dhe për të na shtyrë drejt një aktiviteti më të këndshëm, citon Business Magazine.

“Por rezultatet tona tregojnë se puna njohëse nxit një ndryshim të vërtetë funksional grumbullimin e substancave të dëmshme pra lodhja do të ishte një sinjal që na bën të ndalim së punuari, por për një qëllim të ndryshëm: ruajtjen e integritetit të funksionimit të trurit”.

Studiuesit thanë se monitorimi i ndryshimeve të substancave kimike në korteksin paraballor, mund të sjellë ndërlikime praktike, si për shembull ndihma në zbulimin e lodhjes rraskapitëse mendore për të shmangur burnout në vendin e punës. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Pjesa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit është...

CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori

Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një...

QKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë gjatë vitit 2024

Mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në...

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort