- Reklama -

Pacientët ende po detyrohen të blejnë barnat esenciale

Në Kosovë shumë shpesh pacientët detyrohen t’i sigurojnë vetë terapitë që janë mjaft të kushtueshme për xhepin e tyre. Mungesa e barnave është pasojë e institucioneve përgjegjëse që nuk po i sigurojnë barnat në Listën Esenciale. Nga ministria thonë se ka furnizim rreth 70% me barëra esenciale.

Që nga paslufta, asnjëherë spitalet publike në Kosovë nuk kanë arritur ta përmbushin Listën Esenciale të barnave 100 për qind.  Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Radio Kosovën se furnizimi me barna esenciale është rreth 70 për qind.

- Reklama -

Si rrjedhojë, vazhdimisht ka pasur mungesë të barnave dhe pacientët detyrimisht janë obliguar që gjatë trajtimit t’i blejnë vetë ato. Një pacient në Institutin e Onkologjisë tregon për Radio Kosovën se shpeshherë detyrohet t’i blejë vetë barërat për bashkëshorten e tij.

“Ndonjëherë ka, e ndonjëherë jo. Para tre javësh nuk ka pasur dhe jam detyruar që t’i blejë vetë, diku në një çmim që kanë kushtuar 100 euro“, tha ai .

Diana Metushi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se është e  dhimbshme që qytetari kosovar, që është edhe vendi më i varfër në Evropë, përveç ballafaqimit me sëmundjen, detyrohet  që vetë t’i sigurojë barnat për trajtim.

“Për sa i  përket mungesës së furnizimit me barëra të Listë Esenciale, është e dhimbshme, sepse mbi 20 për qind e tenderëve që shpallën nga SHSKUK-ja dhe Ministria dështojnë ose anulohen në mungesë të ofertës e që tregon problem serioz për sa i përket pjesës së planifikimit.
Metushi , thotë se është shqetësuese heshtja e vazhdueshme e  qeverisë, për gjendjen e rëndë në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë Metushi.

Deputeti i PDK-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, fajëson ndryshimet e shpeshta që janë bërë në sistemin e shëndetësisë.

“Furnizimi në Listën Esenciale viteve te fundit ka qenë 90% e tani ka rënë në 70% dhe as pak mjekët nuk janë fajtorë për mungesën e barnave e faji duhet të kërkohet tek menaxherët dhe ndryshimet që janë bërë në sistemin shëndetësor pa dhënë rezultate e për këtë  ka pasur mungesë të barnave në këtë vit”, tha Haxhiu.

Nga  296 milionë euro sa kanë ndarë qeveria për vitin tjetër, vetëm për  mbulimin e Listës së barnave esenciale janë buxhetuar 60 milionë euro. Në kuadër të saj është përfshirë revidimi i listës së re të barnave esenciale./RTKlive/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort