- Reklama -

Japin dorëheqje kryetarët e komunave veriore

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, ka dhënë dorëheqje kryetari i komunës, Milan Radojeviq. Po ashtu kanë paraqitur dorëheqje të parevokueshme edhe asambleistët e tij nga Lista Serbe, raporton “Kossev”.

Dorëheqja e tij i ka pasuar vendimit që morën dje serbët nga veriu për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Ata kanë paraqitur kushtet për t’u kthyer në institucione – e një nga to është themelimi i Asociacionit.

- Reklama -

“Jeni njohur me faktin se kjo komunë ka kohë që po përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Radojeviq.

Ai shtoi se vendimi për t’u larguar nga institucionet është mbajtur dje.

“Disa herë në këto seanca kemi diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në veri, kemi bërë apel, kemi lutur autoritetet qendrore në Prishtinë të mos bëjnë presion mbi serbët dhe të mos na vendosin në një situatë të sikletshme. Por, situata po rëndohet dita e ditës”, ka thënë Radojeviq. “Unë si kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga kjo pozitë. Unë po kthehem te qytetarët dhe lufta jonë nuk përfundon me kaq. Nuk do të heqim dorë nga lufta për liri, për bashkëjetesë”, tha Radojeviq.

E kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nemanja Bishevac, ka thënë se “dorëheqja është obligim moral ndaj popullit”.

Po ashtu dorëheqje ka dhënë në seancë të jashtëzakonshme edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.

Si arsye ka thënë se është “shkelja e vazhdueshme e të drejtave të njeriut nga ana e Prishtinës”.

Po ashtu dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e Zubin-Potokut e Zveçanit./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort