Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill ka zhvilluar një telefonatë të gjatë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Hill ka kërkuar nga Vuçiq që Beogradi të mos e rrezikojë paqen në Ballkan.
- Reklama -
“Ka kërkuar nga Vuçiq që Serbia të sillet përgjegjshëm, me seriozitet dhe në asnjë mënyrë të mos rrezikojë paqen dhe stabilitetin rajonal”.
Përndryshe këtë të shtunë, përfaqësuesit politikë serbë në institucionet e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat si protestë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për targat.
- Reklama -