- Reklama -

Miftaraj: Gjykatësit, policët e prokurorët serbë s’mund të kthehen në pozita përmes vendimeve politike

Më herët Lista Serbe morri vendim që të largohen nga institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë, Kuvendin, Komunat, Sistemin Juridik, Administratën.

Në lidhje me këtë ka folur njohësi i çështjeve juridike, dhe drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

- Reklama -

Miftaraj, në përgjigjen e tij ka thënë se largimi i komunitetit serb nga funksionet që kanë karakter politik dallon nga largimi i të njëjtëve nga institucionet e sundimit të ligjit.

Ai ka deklaruar se nëse policët, prokurorët, gjykatësit japin dorëheqje, ata e kanë të pamundur të kthehen në këto pozita përmes vendimeve politike.

“Largimi i komunitetit serb nga funksionet që kanë karakter puro politik dallon nga largimi i të njëjtëve nga institucionet e sundimit të ligjit. Në rast se policët, prokurorët apo gjykatësit serbë japin dorëheqje nga këto pozita të njëjtit e kanë të pamundur të kthehen në këto pozita përmes vendimeve politike. Andaj, duhet të shpresojmë se veprimet e tyre në këtë fazë më shumë janë shprehje e paknaqësisë dhe lloj proteste e asesi largim apo dorëheqje nga këto pozitat që i kanë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike.

Tutje, ai ka deklaruar edhe se, është e domosdoshme që kjo çështje të rregullohet përmes dialogut, duke pasur parasysh që në vazhdimësi është kërkuar që çdo vendim që merret lidhur me dialogun, të bëhet në mënyrë të matur.

“Në anën tjetër, në vazhdimësi është kërkuar nga partitë të pushtet që çdo vendim që mirret lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe komunitetin serb do të duhej të ishin vendime të matura dhe në konsultim dhe koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtare, në mënyrë që mos të kemi eskalim të situatës dhe të mos cenohet apo dëmtohen të arriturat e deritanishme. Andaj, në këtë fazë është e domosdoshme që kjo çështje të rregullohet përmes dialogut dhe në koordinim të plotë me partneret ndërkombëtarë”, ka përfunduar Miftaraj, për lajmi.net.

Përndryshe, Lista Serbe, morri këtë vendim suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort