- Reklama -

Daçiq: Plani franko-gjerman, i papranueshëm për Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se plani franko-gjerman në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është i papranueshëm për Serbinë.

Bashkimi Evropian konfirmoi të premten se tashmë ka marrë përgjigjet nga Kosova dhe Serbia për këtë plan. BE-ja u bëri thirrje palëve që ta shfrytëzojnë “rastin e mirë”. Dokumenti është mbajtur larg publikut, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati thënë se aty parashihet që Serbia të mos e pengojë Kosovën në rrugën drejt njohjes ndërkombëtare, në këmbim të përshpejtimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së. Nga Kosova, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pati thënë se plani më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë, pasi nuk parasheh njohjen reciproke në këtë fazë.

- Reklama -

Megjithatë, ministri i Jashtëm serb, Daçiq ka thënë se plani është i papranueshëm për Serbinë. Sipas tij, ai parasheh njohjen e Kosovës.

“Qëndrimi i Serbisë është i qartë, ai plan nis nga baza e papranueshme, nga fakti që çështja e zgjidhjes politike konsiderohet e përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa, me zë a heshtur, pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq nga Vjena, shkruan “EuroNews Serbia”.

Ai ka thënë se pikërisht kjo temë do të diskutohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort