- Reklama -

BE – Kosovës e Serbisë: Shfrytëzojeni propozimin franko-gjerman për hap historik përpara

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje edhe një herë Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë propozimin franko-gjerman për të bërë hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve, që sipas tyre është çelësi për të avancuar rrugën evropiane.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, në konferencë për medie të premten, tha se BE-ja, e mbështetur nga Franca dhe Gjermania u ka paraqitur palëve propozimin për të bërë progres konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën e normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve.

- Reklama -

Sipas saj, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, nuk mund të ketë tensione të reja në Evropë.

“Bashkimi Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania u ka paraqitur palëve një propozim, për të bërë progres konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën e normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve. Është e qartë se me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ne nuk mundemi, ose nuk mund të ketë tensione të reja në Evropë, dhe ne duhet të kapërcejmë gjendjen e përhershme të krizës dhe të ulim tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Massrali.

Sipas saj përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell u ka kërkuar të dyja palëve që të bëjnë përparim të shpejtë mbi propozimin dhe ka mandatuar përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të vazhdojë diskutimet me të dyja palët. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, që është çelësi, për të avancuar në rrugën e tyre evropiane. Por siç e dini, kur bëhet fjalë për plane, për letra, për dokumente të brendshme, nuk mund të shkojmë përtej asaj që u tha publikisht nga presidenti i komisionit dhe Përfaqësuesi i Lartë, Borrell”, është shprehur Massrali. / ksp

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort