- Reklama -

“Motra e vëllezër së bashku”, Kosova dhe Shqipëria trajnojnë bashkë ushtarët

Efektivët e njësive të këmbësorisë së FSK-së dhe homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë bërë bashkë për një trajnim njëmujor.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ku, mes tjerash, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë dyfishuar bashkëpunimin ndërushtarak.

- Reklama -

“Efektivët tanë të njësive të këmbësorisë së bashku me vëllezërit e motrat e njësive homologe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shkëmbyen eksperiencat e tyre, gjatë trajnimit të përbashkët një mujor. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ministri, transmeton Klankosova.tv.

I pari i dikasterit të Mbrojtjes tha se Ushtria e Kosovës është gjithmonë e mbështetur nga aleati jetik, ShBA-ja.

“Vizionin e përbashkët e mbështesim në konceptin “smart defense”, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në, gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese, dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka shkruar mes tjerash ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort