- Reklama -

Tri organizata studentore kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme në UP

Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), kanë kërkuar edhe zyrtarisht nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të shpallë zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin e Prishtinës (UP).

Në emër të këtyre organizatave studentore ka folur Festim Tasholli. Ai theksoi se shkas për këtë kërkesë janë zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në UP, përkatësisht zgjedhja e Këshillit Drejtues e shkarkimi i rektorit.

- Reklama -

Tasholli tha se përbërja e Këshillit Drejtues është e jashtëligjshme, derisa shtoi se presin nga Nagavci të reflektojë në lidhje me këtë çështje dhe të shpallë zgjedhje të përgjithshme. Sipas tij kjo është rruga e vetme për shpëtimin e UP-së.

“Fillimisht neve na është mohuar e drejta e votimit në senatin e UP-së, ku është shkelur edhe neni 44 i statutit të UP-së, ku kanë hyrë për të votuar senatorët e rinj e që realisht mandati tyre fillon me 1 tetor të atij viti. Konsiderojmë që kjo përbërje e Këshillit Drejtues është e jashtëligjshme por edhe nuk është e dëshirueshme për Universitetin dhe nuk përfaqëson Universitetin ashtu siç duhet. Arsyeja tjetër pse i jemi drejtuar ministres me këtë kërkesë dhe jo Këshillit Drejtues është se ne nuk e njohim atë Këshill Drejtues sepse është zgjedhur në mënyrë të jashtë ligjshme. Presim që ministrja të reflektojë dhe të shpallë zgjedhjet e përgjithshme si rruga e vetme që ka mbetur për shpëtimin e UP-së, nga politizimi dhe nga grupet e interesit”, tha Tasholli, raporton KosovaPress.

Derisa e kanë dorëzuar kërkesën në MASHT, ata janë gjobitur nga Policia e Kosovës për mos lajmërimin e konferencës.

Tasholli deklaroi se gjobitja e tyre për moslajmërim të kësaj konference është jo adekuate. Sipas tij duhet të lajmërohen protestat dhe jo konferencat.

“Ne e dorëzuam kërkesën në arkivin e ministrisë së arsimit, pastaj erdhën edhe Policia e Kosovës, ku na njoftuan se na është shqiptuar nga një tiketë për mos lajmërimin e konferencës.. Është jo adekuate për arsyeje se duhet të lajmërohen protestat dhe jo konferencat. Ne vetëm e patëm një konferencë për media për të treguar arsyen pse po e dorëzojmë kërkesën dhe asgjë më shumë”, shtoi Tasholli./ksp

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort