- Reklama -

​Forumi ministror BE-Ballkani Perëndimor mbahet në Tiranë më 3 e 4 nëntor

Forumi ministror BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë në datat 3 dhe 4 nëntor, me pjesëmarrjen e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme nga rajoni, njoftoi Komisioni Evropian.

Tema e forumit do të jetë si të punojmë së bashku në fushën e drejtësisë, migracionit dhe sigurisë.

- Reklama -

Komisionarja për Punët e Brendshme, Ilva Johansson, do të merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm dhe komisionari për Drejtësinë, Didier Reynders, do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Drejtësisë.

Tema e parë në seksionin kushtuar punëve të brendshme do të jenë çështjet e sigurisë që lidhen me luftën në Ukrainë dhe Johansson do të informojë ministrat e brendshëm për zhvillimet më të fundit në fushën e migracionit, azilit dhe menaxhimit të kufirit. Johansson propozoi një qasje të përbashkët ndaj migrimit gjatë takimit të Procesit të Berlinit më 20 tetor.

Në takime do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Europol, Frontex dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin.

Takimi për gjyqësorin është caktuar për më 4 nëntor dhe KE njofton se komisionari Reynders do të diskutojë me ministrat për shtetin e së drejtës në Bashkimin Evropian dhe në Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimeve, do të diskutohet edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me ndjekjen penale në këtë fushë.

Në takimin për drejtësinë do të diskutohen edhe masat e marra kundër agresionit rus ndaj Ukrainës.

Reynders do t’i informojë ministrat mbi aktivitetet e grupit të punës “Ngrini dhe kapni” dhe nismat e fundit për të kriminalizuar shkeljet e sanksioneve të BE-së, të miratuara në maj 2022.

Është një grup pune për ngrirjen dhe konfiskimin, i krijuar në mars 2022 për të siguruar koordinimin midis shteteve anëtare në zbatimin e sanksioneve të Bashkimit.

Komisioni krijoi këtë grup pune, i cili synon të sigurojë një platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave ndërmjet shteteve anëtare.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort