- Reklama -

Musliu jep detaje për strukturat kriminale në veri: Janë rreth 300 persona, nuk duhet ne ta ndezim fitilin

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, në prag të fillimit të zbatimit të vendimit për reciprocitetin e targave.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka shkruar se vendimi politik i Qeverisë së Kosovës është në të drejtën e saj por se sipas tij do të paraqiten shumë pengesa.

- Reklama -

“Do të jetë sfidë, po ashtu do ketë provokime, por nuk do të ndodhë më shumë se çfarë ka ndodhur deri më tani”, ka shkruar Musliu.

Ai thotë se serbët në veri të Kosovës e gjetiu duhet ta ngrisin zërin vet kundër këtyre bandave që ua nxinë jetën, 90 për qind e tyre dëshirojnë të jetojnë në Kosovë.

Ai thotë se në veri të Kosovës operojnë grupe të ndryshme kriminale, por ndër më të mëdhatë janë pasardhësit e “Rojave të Urës”

“Nga “Rojat e Urës” u shndërruan në “Mbrojtja Territoriale”, që së fundmi e kemi në skenë “Brigadën e Veriut”, që është një forcë paramilitare e koordinuar drejtpërdrejt nga pushteti serb, e që janë në dijeni KFOR-i, EULEX-i e Qeveria e Kosovës. Sipas informatave ata janë rreth 300 persona, por ne duhet të jemi të kujdesshëm që ta mos e ndezim fitilin”.

Ai thotë se mund të ketë përshkallëzim të situatës nëse i konvenon Vuçiqit.

“E dini që Vuçiqit është patericë e Putinit për ta tërhequr vëmendjen nga Ukraina, por mendoj që çdo veprim i tij është i lexuar shumë më herët nga vetë NATO-ja dhe KFOR-i”, ka shkruar tutje Musliu./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort