Disa pamje të QKMF-së në Malishevë janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihen qytetarët me coronavirus duke marrë infuzione në ambientet ku nuk ka ngrohje qendrore.
Në një postim në Facebook, qytetari nga Malisheva, Bezad Halilaj, ka publikuar këto pamje, teksa ka kritikuar institucionet shëndetësore.
Tutje, ai ka thënë se në QKMF në Malishevë po arsyetohen se ngrohjet nuk janë aktivizuar për shkak se ka qenë festë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Në këto ditë të rënda COVIDI, derisa qytetarët përballen më sfida të shumëfishta, shëndetsore, psiqike dhe ekonomike, edhe më të tmershme e bën pandergjegjshmëria institucionale e cila ndodhë në ndonjë vend si ky në QKMF në Malishevë.!!
Në këtë ambient në foto, në temperaturë +3 gradë, pacient me Covid marrin infuzione pa ngrohje qendrore!!
Imagjioni, cili është arsyetimi i disa praktikantëve që në këto kushte përpiqëshin tu dalin në ndihmë pacienteve “NUK I KANË AKTIVIZU NGROHJET SE ËSHTË DITË FESTE, pushim)!!
E përderisa qendron në këto ambiente, të bie rasti të ndëgjosh edhe përgjigje të tjera për qytëtarët qe trokasin në ato dyer, po i ndajë dy:
“ nuk behet sot rentgen”; dhe
“nuk ka mjek specialist”, ditë pushimi.
E trishtueshmë kjo për shekullin 21,,