S’ka asgjë zyrtare, por Bilall Sherifi, sekretar i përgjithshëm i Nismës, thotë se ka njerëz në PDK që kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, e duan në krye të partisë më të madhe opozitare.
“Jo. Unë mund të konfirmoj që nuk ka asgjë formale, zyrtare”, tha Sherifi në Frontal të T7.
- Reklama -
Ai tha se “çfarë flasin njerëzit, unë nuk kam të drejtë as t’i kundërshtoj”, por theksoi se “ka shumë njerëz të PDK-së që e duan Fatmir Limajn kryetar”.
Megjithatë, Sherifi nënvizon se ata që duan rikthimin e Limajt në pozitën më të rëndësishme në PDK, nuk kanë fuqi vendimmarrëse.
- Reklama -