- Reklama -

Sot dita e fundit, para qortimit

Edhe disa orë kanë mbetur deri në hyrjen në fuqi të masave të reja për targat, të propozuara të premten nga Qeveria e Kosovës.

Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë për konvertimin e targave ilegale në ato RKS i cili është paraparë të zbatohet shkallë-shkallë për gjashtë muaj, njofton Klankosova.tv.

- Reklama -

Sipas propozimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sanksione do ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe siç parashihet me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës.

Ekipi i Klan Kosovës të cilët kanë qëndruar në Zubin Potok, biseduan me disa nga qytetarët të cilët thanë që nuk do t’i ndërrojnë targat, siç është kërkuar nga qeveria e Kosovës.

Ndërsa disa qytetarë të tjerë që po vinin nga Serbia, përmes pikës kufitare në Bërnjak, kanë thënë që nëse u kërkohet do t’i ndërrojnë targat duke i kthyer në RKS.

Derisa ekipi tjetër i Klan Kosovës, të cilët kanë qëndruar në Leposaviq, raportojnë se atje ka mjaft vetura të cilat prej nga përfundimi i luftës vazhdojnë t’i mbajnë targat e njëjta siç janë ato KM.

Në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës, atje kanë biseduar me qytetarët serbë të cilët shumica nuk kanë pranuar të prononcohen për Klan Kosovën.

Por, disa që kanë folur kanë thënë që pa marrë parasysh vendimin që do e merr qeveria e Kosovës (gjobë ose dënim), ata kanë thënë që nuk do e pranojnë një vendim që vjen nga qeveria e Kosovës, por do të veprojnë në bazë të vendimeve që u vjen nga Serbia.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort