- Reklama -

Norvegjia rrit gatishmërinë ushtarake në përgjigje të luftës në Ukrainë

Norvegjia do të vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë nga dita e martë, deklaroi kryeministri norvegjez, teksa ky shtet po rrit sigurinë në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Norvegjia tani është eksportuesja më e madhe e gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke dërguar rreth çerekun e furnizimeve në BE, pasi Rusia ndaloi dërgesat.

- Reklama -

“Kjo është situata më e rëndë e sigurisë në disa dekada”, tha më 31 tetor kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere.“Nuk ka tregues se Rusia po zgjeron luftën e saj në shtetet e tjera, por rritja e tensioneve na bën ne më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave ndikuese”, shtoi ai.

Forcat e armatosura norvegjeze do të kalojnë më shumë kohë në detyra operacionale sesa në stërvitje, dhe Garda e Brendshme, që është një forcë e mobilizimit të shpejtë, do të ketë rol më aktiv, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram.

Ndërkaq, forcat e armatosura norvegjeze kanë anuluar stërvitjet me Shtetet e Bashkuara me avionët luftarakë F35, duke preferuar që këta avionë të mbesin në Norvegji, tha kreu i forcave të armatosura, gjenerali Eirik Kristoffersen.

“Ne presim që kjo situatë të zgjasë të paktën një vit”, tha Kristoffersen.Norvegjia më herët kishte dislokuar forcat e saj në platformat e gazit që ka në det, pasi u zbuluan rrjedhje në gazsjellësin Rrjedha Veriore 1 dhe 2.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe së fundmi është përballur me humbje të territorit pas nisjes së një kundërofensive nga forcat e Kievit./REL

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort