Një shtyllë elektrike në rrugën “Ulqini” në Prizren ka bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e veturave dhe kalimtarëve .
Kjo mund të shihet edhe nga fotot e dërguara në redaksi të Televizonit të Prizrenit ku shihet humbja e balancit të shtylles dhe rrezikun që të rrëzohet tërësisht.
- Reklama -
Kjo shtylla bartë përçues të elektricitetit që në rast të rrëzimit do të mund të ishte me një rrezik potencial për banorët por edhe për kalimtarët e rastit që frekuentojnë këtë rrugë. Kërkohet nga institucionet përgjegjëse të intervenohet sa më shpejtë që të jetë e mundur./tvprizreni.net/
- Reklama -