- Reklama -

Paralajmërohet bllokimi i rrugëve në veri

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se nëse Prishtina ose kushdo tjetër fillon të konfiskojë pronën e serbëve, serbët do të bëjnë rezistencë paqësore, demokratike të popullit.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai tha se kjo rezistencë ndër të tjera parasheh bllokimin e rrugëve në veri, transmeton Zeri.info.

- Reklama -

“Ne i thamë qartë presidentit Vuçiq dhe i kërkuam që nëse njësitë speciale dhe kushdo tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe do të bëjmë rezistencë përmes rrugës demokratike dhe paqësore. Ajo do të jetë rezistenca e popullit”, tha Rakiqi.

Rakiqi ka theksuar se përfaqësuesit e serbëve kanë marrë garanci të forta nga Vuçiqi se Serbia do të qëndrojë pranë popullit të saj.

“I përgëzoj njerëzit që po vuajnë përndjekjen këto ditë. Numrat tanë të telefonit i janë dorëzuar MPB-së në Prishtinë. Vetëm dy persona nga veriu janë regjistruar në qendrat në veri. Edhe pse Prishtina po zhvillon një fushatë në të cilën ka investuar disa milionë euro, serbët e kanë njohur këtë propagandë që ende besojnë në shtetin e Serbisë”, tha Rakiqi.

Ai shtoi se presidenti Vuçiq do të mbajë konferencë për media pas takimit të Këshillit për Siguri Kombëtare. /Zëri

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort