- Reklama -

Qeveria dhe deputetët refuzojnë kërkesën për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, organizatorët paralajmërojnë protesta

Organizatorët e nismës “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit” kanë paralajmëruar se duke filluar nga java e ardhshme do të protestojnë pro tërheqjes së kursimeve nga Fondi Pensional.

Kjo është bërë e ditur nga iniciatori i kësaj nisme, Visar Dili pas refuzimit që i është bërë nga ana e Qeverisë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

- Reklama -

“Nesër [e enjte] me fillim nga ora 10:00 e mëngjesit, së bashku me aktivistet e grupit ‘Pro tërheqjes së 30% të Trustit’ riaktivizohemi dhe do ta paralajmërojmë protestën e radhës për javën e ardhshme! Qeveria dhe deputetet nuk e kanë marrë seriozisht kërkesën dhe nënshkrimet tona, prandaj protesta ka mbetur si zgjidhje e vetme, për t’ua vendos si prioritet kërkesën tonë për tërheqje të kursimeve”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se Kuvendi në majin qershor i pati thënë jo tërheqjes nga Trusti. Menjëherë pati nisur një peticion. Më 15 korrik peticioni me 21 mijë nënshkrime u dorëzua në Kuvend.

Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.

Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti pati nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe pati zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021. Nga të dhënat e Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribuues.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort