- Reklama -

Ambasada e SHBA-së: S’kundërshtojmë qëndrimin e Kosovës për targat, lypëm shtyrje që të mos ketë tensione

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë thënë se pozicionin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS e shohin si një vendim që është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe nuk e kundërshtojnë atë në parim.

Megjithatë thonë se bashkë me Bashkimin Evropianë kanë kërkuar për shtyrje të vendimit për implementim për dhjetë muaj, meqë ritheksojnë se synimi i tyre është që të shohin implementimin në një mënyrë paqësore dhe që nuk i kontribuon rritjes së tensioneve në veri të Republikës së Kosovës.

- Reklama -

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të BE-së e shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS si në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe ne nuk kemi asnjë kundërshtim për të në parim”, ka thënë për Express zyra për media e Ambasadës së SHBA-së.

”Megjithatë, ne kemi kërkuar, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, një zgjatje 10-mujore të periudhës së zbatimit.Është qëllimi ynë ta shohim këtë të zbatuar në një mënyrë që të jetë paqësore dhe të mos kontribuojë në rritjen e tensioneve”, kanë shtuar tutje për Gazetën Express.

31 tetori është afati i fundit për serbët që t’i regjistrojnë veturat e tyre me targa të Republikës së Kosovës. Edhe përkundër periudhës dy mujore që u dha nga Qeveria e Kosovës dhe përkundër lehtësimeve financiare, numri i atyre që kanë hequr targat ilegale dhe që kanë vendosur ato RKS është shumë i vogël.

Ka presion të madh nga Beogradi që serbët të mos respektojnë ligjin në Republikën e Kosovës./GazetaExpress/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort