Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë, dhe duke filluar nga dita e hënë do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, duke u bërë thirrje qytetarëve sidomos personave më të moshuar dhe atyre me gjendje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
- Reklama -
Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.
“MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
- Reklama -