- Reklama -

Krasniqi: Miratohet strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë së në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar draft strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak me ose pa pronar për periudhën kohore 2022-2028.

Krasniqi pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për media ka treguar se MAPL me rekomandim të kryeministrit, Albin Kurti ka marr obligim hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar, përcjell Telegrafi.

- Reklama -

“Është votuar draft strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak me ose pa pronar për periudhën kohore për vitin 2022 dhe 2028. MAPL me rekomandim të kryeministrit Kurti ka marr obligim hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, strategjia përcakton masa dhe veprime të menjëhershme që duhet të ndërmarrin komunat dhe institucionet relevante për një periudhë kohore afatgjate, 22-28.

“Situata e mirëqenies së kafshëve dhe kontrollit të popullsisë së qenve me dhe pa pronar në Kosovë është në gjendje jo të mirë. Numri i madh i qenve endacak tregon se është e nevojshme të krijohet një sistem i qëndrueshëm për menaxhimin e tyre”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/ 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort