Për herë të parë në Dragash do të mbahet panairi i produkteve lokale të komunës. Organizimi i panairit, i cili do të hapet të premten në orën 10:00, bëhet nga Shoqata e Afaristëve “Sharri” dhe mbështetet nga Komuna e Dragashit.
“Do të ekspozohen produkte të ndryshme lokale, duke filluar nga: Djathi, mjalti, mishi, qebapë të Dragashit, flija, petulla, produkte artizanale si dhe produkte të ndryshme industriale që prodhohen në komunën e Dragashit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Në panair do të përgatitet edhe hallvë.
“Atraksion do të jetë përgatitja e hallvës tradicionale e cila do të fillon në orën 8:00 të gatuhet ashtu që të gjithë të pranishmëve po dhe vizitorëve t’u shërbehet falas. Gjithashtu do të ketë dhe gatim të flisë në ambiente të hapura”, thuhet në njoftim.