Luljeta Plakolli – Kasumi është emëruar si ushtrues detyre e rektorit të Universitetit të Prishtinës.
Ky emërim i Plakolli – Kasumit vjen menjëherë pas shkarkimit të Naser Sahitit nga pozita e Rektorit.
Naser Sahiti u shkarkua nga pozita e rektorit me tetë vota pro, nga nëntë anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së, ndërsa një abstenoi.
Këshilli Drejtues i UP-së përbëhet nga katër anëtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacion dhe pesë nga Senati i Universitetit të Prishtinës.