- Reklama -

Reshitaj kundër koalicioneve parazgjedhore: Partitë t’i masin të vetëm forcat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, ka thënë se AAK-ja tashmë është përgatitur për zgjedhje dhe po diskutohet për bartës të listës.Megjithatë, ajo tha se Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për president të Kosovës.Tutje, Reshitaj theksoi se AAK-ja do të ketë kandidat për deputet personalitete nga të gjitha fushat.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë është përgatitur për zgjedhje. Ndonëse jemi në një situatë jo edhe të këndshme, mirëpo gjithmonë ajo që kërkohet nevoja dhe dëshira e popullit është për tu respektuar. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke bërë organizimet e fundit për të filluar një procedurë të re zgjedhore”.
“Në takimet dhe mbledhjet e Kryesisë po diskutohet se kush do të jetë bartës i listës, por ende nuk është marrë një vendim definitiv.

- Reklama -

Po gjithsesi ne si aleancë të gjithë ata që besojnë në Haradinaj besojmë që ai do të jetë kandidat për president të Kosovës. Unë mendoj që i gjithë populli i Kosovës në këto momente ka nevojë për një president i cili është i gatshëm të ballafaqohet me situata shumë të rënda të cilat është duke u ballafaquar vendi ynë”.Poashtu, deputetja Reshitaj shtoi se koalicionet parazgjedhor nuk kanë dhënë ndonjë efekt të kënaqshëm, duke shtuar se ato janë të mundshme pas zgjedhjeve.

“Ende nuk është bërë lista për deputet. AAK-ja ka mjaft kandidatë potencial për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Do të ketë personalitete nga të gjitha fushat. Koalicionet parazgjedhor nuk kanë dhënë ndonjë efekt të kënaqshëm në zgjedhje. Unë do të doja që çdo parti politike të matet vetë para qytetarëve të Kosovës”.“Në momentin që je një organizatë e veçantë krijon një ideologji të veçantë, mendojë që do të duhesh të matesh vetë në zgjedhje. Por pas zgjedhjeve normalisht koalicionet janë të mundshme. Dhe unë dua të besoj që qytetarët e vendit janë të interesuar të kenë institucione stabile dhe politikëbërje stabile për vendin. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje që të dalim faqebardhë dhe fitues”, shtoi Reshitaj për EO.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort