- Reklama -

Abdixhiku insiston: Të hiqet TVSH-ja për produktet elementare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur propozimin e partisë që drejton për heqjen e TVSH-së për produktet elementare.

Ai përmes disa grafikave ka treguar se sa është rritur çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit dhe disa produkteve të tjera esenciale në muajt e fundit.

- Reklama -

Abdixhiku insiston se heqja e TVSH-së veç për këto produkte ua lehtëson pak barrën financiare qytetarëve në këtë kohë krize, si dhe s’e dëmton buxhetin e shtetit.

“Çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit, vezëve, domateve, patateve, orizit, fasuleve, sheqerit, naftës, benzinës e energjisë elektrike, është rritur për plot 50% në njëzet muajt e fundit. Çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot. Këto nuk janë produkte luksi, e as të zëvendësueshme s’janë. Janë pjesë thelbësore e shpenzimeve mujore për çdo familje në vend”.

“Heqja e TVSH-së vetëm për këto produkte elementare, s’dëmton buxhetin e vendit. Heqja e TVSH-së lehtëson dukshëm përballueshmërinë e kosovarëve në këtë krizë të paprecedentë. Ky është propozimi ynë nga marsi i këtij viti”, ka shkruar ai në Facebook.

Më poshtë gjeni disa nga grafikat ku tregohet rritja e çmimeve të produkteve esenciale duke e krahasuar me çmimet që i kanë pasë muaj më parë:

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort