- Reklama -

Ambasadori Rohde: E ardhmja e Kosovës është në BE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka deklaruar e ardhmja e Kosovës është Bashkimi Evropian.

Në tryezën “Agjenda Evropiane 2022”, të Komisioni për Integrim Evropian, Rohde, duke cituar kancelarin Scholz, ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Bashkimit Evropian.

- Reklama -

“Agresioni rus kundër Ukrainës na ka bërë të ditur se sa i rëndësishëm është zgjerimi i BE-së dhe kjo vlen edhe për liberalizimin e vizave dhe ne të gjithë pajtohemi se e ardhmja e Kosovës është  BE-ja. Dhe kjo do shumë punë”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bílek, ka përmendur pjesëmarrjen në samitin në Pragë të presidentes së Kosovës, ku e vlerësoi angazhimin e saj.

Ai theksoi se liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë lartë në agjendën çeke dhe është prioritet.

“Kjo periudhë e vështirë na sjell shumë sfida por na bënë me dije se duhet të ndihmojmë Ballkanin Perëndimorë. Presidenca e Çekisë është duke u fokusuar që të ndihmojmë Ballkanin Perëndimorë që të përfitojë si në fushën e energjisë, agjenda e gjelbër e të tjera”.

“Në shumë nisma po theksohet përfshirja e Ballkanit Perëndimorë. Edhe një fushë tjetër e rëndësishme është siguria kibernetike, ku parashihet edhe përfshirja e Ballkanit Perëndimorë”, ka thënë Bílek. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort