- Reklama -

Vuçiq: Serbisë po i kërkohet që të heqë dorë nga Kosova që të marrë një dhuratë të vogël

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbisë po i dërgohen mesazhe se duhet të heqë dorë nga Kosova për të marrë një “dhuratë të vogël”, transmeton “Novosti”.

“Nëse refuzoni, atëherë jeni në telashe. Të kuptohemi. Askush nuk më kërcënon si Aleksandar Vuçiq, ata kërcënojnë haptazi gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij. Unë vetëm dua që ta dini këtë të gjithë ju dhe këtë po e them për herë të për. Nuk mjafton asgjë. Thonë problemi janë refugjatët. Nuk ka problem do të heqim regjimin pa viza. Ne do t’i zgjidhim ato probleme, por kjo nuk do të mjaftojë, nuk do të jetë as lajm. Të vendosim sanksione, sepse u pengon atyre që ekziston një vend i lirë që qëndron dhe dëshiron ta ketë të drejtën për mendim të lirë, dhe nuk ka kërcënuar asnjë dhe as që ka shkelur në tokën e tjerëve. Ne nuk kemi sulmur njeri, por jemi dënuar mizorisht, më keq se Iraku, Afganistani, sepse ata nuk ndanë Basrën dhe Kandaharin”, ka thënë Vuçiq.

- Reklama -

Vuçiq në ceremonin ka folur në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi.

Presidenti serb ka thënë se të gjithë po flasin për planin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Por, ai ka thënë se asnjëri nuk e ka parë atë.

“Të gjithë kanë një mendim dhe kanë deklaruar publikisht për qëndrimin e tyre. E pastaj e dini sa e vështirë është të punohet. Asnjëri nuk e ka idenë se çfarë shkruhet në të, por mjaftontë shprehet. Nëse mendoni se është mjaftueshëm që Serbia të thotë se nesër do t’i vendosim sanksione Rusisë, jo, do të na rrahin supet për pesë-gjashtë ditë”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se janë kohë të vështirë, ndërsa ka thënë se në këto kohë është i rëndësishëm roli i shërbimit inteligjent. Ai ka thënë se është me rëndësi që njerëzit e punësuar të mos punojnë as për rusët e as për amerikanët.

Vuçiq ka thënë po ashtu se pret një bisedë të vështirë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Laçak. Lajçak gjendet në Serbi.

Ai gjatë vizitës në Kosovë javën e kaluar kishte përmendur mundësinë e një marrëveshjeje në fund të vitit 2024.

“Mua nuk më kanë thënë 2024, më kanë përmendur diçka shumë më të shkurtër dhe ato për pak javë, madje as muaj”, ka thënë Vuçiq. “Nuk pres asgjë, pres bisedë të vështirë të njerëzve serioz dhe të përgjegjshëm”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort