- Reklama -

Inicuesi i peticionit për Trustin: Shpresojmë të lejohet tërheqja e 30 përqindëshit

Tërheqja e 30 përqindëshit të mjeteve të TRUST-it po vazhdon të jetë në interesin e qytetarëve të Kosovës.

Kjo për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike që po mbizotëron në vend.

- Reklama -

Tentimi i parë në kuvend dështoi, e pas kësaj me anë të një peticioni nga ana e qytetarëve kjo iniciativë është kthyer sërish në qeveri, për mendim.

E tani ekzekutivi ka kohë deri më 22 tetor që ta shqyrtojë këtë Projektligj dhe ta dërgojë në kuvend për votim.

E iniciuesi i peticionit, Adnan Jashari, tha për Klankosova.tv se pret që qeveria të jap përgjigje pozitive dhe të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.

“Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, unë si iniciator dhe qytetarët përgjithësisht janë në pritje që përgjigja e Qeverisë së Republikës së Kosovës të jetë pozitive dhe pro lejimit të tërheqjes së kursimeve deri 30 për qind. Edhe njohësit e ekonomisë sërish janë shprehur pro tërheqjes dhe i kanë bërë thirrje qeverisë ta mundësojnë tërheqjen e kursimeve për shkak se qytetarët kanë hyrë në borxhe! Shpresojmë që kërkesa e qytetarëve dhe thirrja e ekonomistëve ta inkurajojë edhe qeverinë për përgjigje pozitive” – tha Jashari për Klankosova.tv

Ai tha se mbi 17 mijë nënshkrime janë pranuar si të rregullta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Nënshkrimet janë mbledhur për një kohë shumë të shkurtë, për tetë ditë”, tha ai./klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort