- Reklama -

Projektligji për zyrtarët publikë, shpallja e pozitave çdo 4 vjet mund të keqpërdoret

Projektligji për Zyrtarët Publik që ka për qëllim rregullimin e marrëdhënieve të punës për zyrtarët në institucionet publike, po konsiderohet si shumë problematik.

Njohës të fushës bëjnë thirrje që ky projektligj të mos implementohet në Kosovë.

- Reklama -

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se problemi kryesor i këtij ligji është që pozitat menaxheriale të mesme dhe të ulëta do të kenë mandat vetëm 4 vjet. Prandaj sipas tij, zyrtarët që mbajnë këto pozita kanë filluar të frikësohen nga ky paragraf.

“Ne kemi marrë komentet nga niveli lokal dhe i kemi paraqitur në grupin punues. Një ndër rekomandimet kryesore të AKK-së i cili mendoj që nuk duhet të jetë në ligjin final që do të miratohet nga Parlamenti, është që pas një viti të hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjitha pozitat menaxheriale të mesme dhe të ulëta që do të shpallen, mandati i tyre do të jetë vetëm 4 vjet me mundësi që pas këtyre viteve t’i shpallet pozita dhe ata të mund të aplikojnë. Do të thotë gjithë zyrtarët që mbajnë këto pozita kanë filluar të frikësohen nga ky paragraf. Sistemi i karrierës do të largohet me këtë projektligj”, ka thënë Ibrahimi.

Ai po ashtu u shpreh se me ndërrimin e zyrtarëve në administrata pas çdo 4 vjetësh, është në rrezik që kjo të keqpërdoret nga partitë politike, pasi që ata mund t’i punësojnë militantët e tyre.

“Atëherë çdo 4 vjet kemi ndryshim të administratës dhe kjo nuk është e mirë, janë investuar miliona euro në ndërtimin e kësaj administrate të cilën e kemi dhe po shpresojmë që në të ardhmen duhet të synojmë që të kemi një administratë të qëndrueshme e jo të ndërrohet çdo 4 vjet. Po shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë në Kosovë”, tha Ibrahimi, raporton EO.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë se shqetësimet lidhen kryesisht me pagat e gjyqtarëve, prokurorëve por edhe të stafit diplomatik. Sipas tij, me këtë ligj pagat atyre do t’u zbriten deri në 40 për qind.

“Ne si IKD kemi parë disa probleme që ndërlidhen kryesisht me pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, gjykatave të rregullta por edhe të stafit diplomatik. Edhe pse janë disa dispozita kalimtare në ligj një farë mënyre që bëjnë njëfarë shkallshmërie se kur do të iu zbriten pagat këtyre zyrtarëve dhe mënyra e formës si do të bëhet, prapë se prapë në bazë të standardëve ndërkombëtare që garantojnë pavarësinë, sigurinë juridike dhe sigurinë financiare të gjyqtarëve dhe prokurorëve pothuajse bënë të pa mundur që ky ligj të hyjë në fuqi në raport me këto kategori të zyrtarëve publik. Me këtë ligj pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të them që zbriten deri në masën e 40 për qind që njëfarë mënyre e prek këtë standard, mund të them që nëse kjo do të mbetet kështu si është vështirë se do të mund ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Miftaraj tha se problemi tjetër është edhe me zyrtarët publikë, që sipas tij, ndërkombëtarët që pas shpalljes së pavarësisë kanë investuar qindra miliona euro për të forcuar administratën publike dhe për të ndërtuar një sistem të karrierës, dhe me këtë ligj po hedhet poshtë tërë ai investim.

“Partnerët ndërkombëtarë dhe Republika e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë kanë investuar me qindra miliona euro për të forcuar administratën publike në mënyrë që të ndërtohet një sistem i karrierës, ku zyrtari publik nga momenti që e kalon periudhën provuese pastaj sigurisht që i garantohet karriera e tij ose ushtrimi i funksioneve të tij në pozitat që ka, me këtë ligj është propozuar që pozitat që ndërlidhen kryesisht si udhëheqës divizioneve apo drejtorë të departamenteve të rishpallen konkurset ose të pranohen nga jashtë e që kjo e cenon këtë parimin e karrierës, apo e hedh poshtë tërë atë investim që është bërë në 10-12 vitet e fundit ku administrata publike është trajnuar, është specializuar dhe pastaj të njëjtit nëse nuk e kanë këtë garanci që nuk e kanë pasur më herët, njëfarë mënyre përveç pavarësisë po e cenon edhe vazhdueshmërinë që është ndërtuar për të pasur një sistem të karrierës në shërbimin civil”, ka thënë ai.

Miftaraj shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme, grupi punues, qeveria dhe Kuvendi duhet të kenë kujdes sepse përveç që mund të jetë në kundërshtim me kushtetutë, do të ketë edhe reagim të fuqishëm ndërkombëtar./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort