Bjellorusia është dorëzuar pas paralajmërimeve se nuk do të pranonte të luante me Kosovën për kualifikimet EURO 2024.
Fillimisht zyrtarë bjellorusë kishin paralajmëruar se nuk do të luanin me Kosovën me arsyetimin se nuk e njohin këtë shtet, duke rrezikuar përjashtimin nga kualifikimet.
Por sot ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makej, ka konfirmuar se vendi i tij do të luajë me Kosovën, raporton Zeri.info.
“Është e qartë se ne nuk e njohim Kosovën, por kemi pasur situata edhe më herët ku përfaqësues të Kosovës kanë ardhur në gara, si në rastin e lojërave evropiane në Bjellorusi para disa vitesh”, ka thënë Mackay.
Kujtojmë se në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 Kosova është në grup me Zvicrën, Rumaninë, Andorrën, Bjellorusinë dhe Izraelin. /Zëri