- Reklama -

Borë dhe shi – Moti për pesë ditët e ardhshme!

Të shtunën kryesisht me diell. Nga e diela rikthehen të reshurat e shiut, në vise malore të borës.
1.01.2021 – Ditën e shtunë vendi ynë mbetet me mot kryesisht të kthjellët, megjithëse orëve të mëngjesit me mundësi për mjegull nëpër ultësira. Nga dita e diel si rrjedhojë e depërtimit të një cikloni mbi Itali, një sistem frontal i këtij cikloni, kalon nga vendi ynë që mundëson sërish kushte për të reshura shiu, e në vise malore edhe reshje bore. Të reshura priten edhe ditën e hënë.

Edhe në fillim të javës rajoni ynë mbetet nën dominim të fushave ciklonike nga Italia, që kushtëzojnë një mot të ndryshueshëm, nga dita e martë kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, e herë herë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme gjatë ditës do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

- Reklama -

2.01 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ultësirave me mjegull/mjegullinë. DItën kryesisht kthjellët dhe me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vransirat shtohen. Vonë gjatë natës priten reshje shiu, vende-vende edhe shi i akullt, e në vise malore borë.
3.01 – Të reshurat vazhdojnë herët në mëngjes. Ditën intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje me vransira. Nëpër ultësira mundësi për mjegull.
4.01 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi, në vise malore me borë.

5.01 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
6.01 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Me mundësi për reshje lokale shiu në perëndim të vendit.
Temperaturat e ajrit vijojnë të mbeten të larta për këtë periudhë, megjithë me një tendencë të rënies së lehtë. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 3C, e maksimalet nga 7C deri 10C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s.
Shtypja atmosferike në rritje të shtunën, më pas gradualisht në rënie.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort