Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencën e meshkujve ka rënë për një pozitë në ranglistën e re të FIFA-s.
Në muajin e kaluar, Kosova zinte pozitën e 106-të, ndërsa tani zë pozitën e 107-të me 1187 pikë.“Dardanët” në shtator zhvilluan dy ndeshjet e fundit të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.U mposhtën në udhëtim te Irlanda e Veriut, ndërsa fitoi ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Shqipëria mbetet në pozitën e 66-të me 1354 pikë.Shqipëria në muajin shtator, në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve nuk pati fitore. U mposht nga Izraeli dhe barazoi me Islandën.
Brazili vazhdon të kryesojë në ranglistën e FIFAs me 1841 pikë.Në vendin e dytë është Belgjika me 1816 pikë, ndërsa top-treshen e plotëson Argjentina me 1773 pikë.