Përgjegjësi i OJQ “ Sharri Wildlife”, Bekim Bytyçi, përmes një postimi në facebook duke ia bashkëngjitur edhe fotografitë, njofton se gjatë ditës së sotme, disa aktivistë të vjetër të kësaj organizate kanë realizuar një aksion për pastrimin e Lumbardhit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Moshuarve.
“Sot me 1 Tetor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Moshuarve, është organizuar aksion ambiental për pastrimin e lumit të qytetit të Prizenit.
Me një grup vullnetarësh është pastruar pjesa qendrore e lumit tek Ura e Gurit, ajo e Arastës dhe tek Ura e Kaltërt. Faleminderit vullnetarëve për pjesëmarrje deri në aksionin tjetër të jeni shëndoshë e mirë. Me respekt bordi i SWL.”, ka shkruar z. Bytyçi.