Të premten, Odën e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, e kanë vizituar dy përfaqësues të komunitetit të biznesit nga Izraeli, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, Afrim Tejeci, kryetar i kësaj Ode
“ Sot, si Odë e Prizrenit patëm kënaqësinë të presim përfaqësues të biznesit nga Izraeli,z Eli Cohen dhe z.Ami Meht, me të cilët bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit në disa fusha profesionale, ku së shpejti do të vizitojmë Izraelin me një grup biznesmenesh,.
Falënderojmë Ambasaden e Kosovës në Izrael dhe znj. Ines Demiri, që na mundësoi këtë takim shumë të rëndësishëm”, ka shkruar kryetari i ONZP, Afrim Tejeci.