- Reklama -

Guvernatori i BQK-së: Rritja ekonomike për vitin 2022 rreth tre për qind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se ka ngadalësim të rritjes ekonomike në vitin 2022.

Në Komisioni për Buxhet dhe Financa, Mehmeti, tha se parashikimet e tyre për rritje ekonomike gjatë këtij viti janë diku rreth tre për qind. Kjo sipas tij po ndodh për shkak të dobësimit të fuqisë blerëse, zvogëlimit të kërkesës së brendshme dhe rritjes së deficitit të eksportit neto.

- Reklama -

Duke raportuar para deputetëve të mërkurën, Mehmeti tha se BQK-ja është e kufizuar edhe në marrjen e vendimeve sa i përket stabilizimit të çmimeve të produkteve, të cilat janë rritur për shkak të inflacionit.

“Rritja e lartë e aktivitetit ekonomik e realizuar në vitin 2021 pritet të ngadalësohet në vitin 2022 dhe parashikimet tona janë që të jetë diku rreth 3 për qind. Ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të jetë kryesisht pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme dhe rritjes së deficitit të eksportit neto. Përderisa rreziqet nga pandemia janë zvogëluar, rritja e rimëkëmbjes ekonomike pritet të ngadalësohet nga pasojat e tashme të dy krizave, e para është pengesat ende evidente nga zinxhiri i furnizimit nga pandemia dhe presioni shoqëruese të inflacionit të kombinuara me efektet e kombinuara të luftës në Ukrainë që e përforcojë edhe më tej rritjen e çmimeve, dobësimin e fuqisë blerëse dhe rënien e besueshmërisë”, theksoi ai.

Pikërisht për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve, deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi hapa konkret nga BQK-ja.

“Në raport thuhet se BQK-ja mbetet e kufizuar në marrjen e politikave për efekte të stabilizimit të çmimeve. A mund të na thoni pse e keni këtë përkufizim që keni probleme në marrjen e hapave të tjerë në politikave e stabilizimit të çmimeve”, tha ai.

Mirëpo, guvernatori Mehmeti tha se inflacioni në Kosovë është i importuar dhe çdo masë e tyre vetëm do të pengonte rritjen ekonomike.

“Çdo masë e marrë në këtë drejtim neve na çon vetëm në starflacion, pra ka shumë efekte dhe pengon rritjen e aktiviteteve ekonomike në vend. Përderisa inflacionin e kemi të importuar nga jashtë faktikisht me rritjen e përqindjes së rezervës të detyrueshme ne shumë pak do të mund të bënin në këtë drejtim dhe anën tjetër dëmi do të ishte i madh sa i përket pengesës që do të kishte në rritjen ekonomike në vend”, shtoi Mehmeti.

Nga ana tjetër, kritike karshi BQK-së u shpreh deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci.

Ajo tha se paralajmërimi për rritje të interesit për kreditë ekzistuese dhe ato të ardhshme është e dëmshme për ekonominë familjare, bizneset e vogla dhe të mesme.

“Thuhet që BQK-ja ka paralajmëruar rritje të interesit që do t’i prekë kreditë e ardhshme, por edhe kreditë ekzistuese. Nëse i analizojmë disa prej indikatorëve, shohim se ky është një sektor me një profit pozitiv dhe të lartë. Vetëm në shtatë muajt e vitit 2022 ka profit neto diku 83 milionë, që krahasim me vitin e kaluar ka qenë 66.3 milionë. Kjo ndodh pa e prek normën e interesit, mirëpo vetëm përmes lëvizjeve që kemi diskutuar që kanë të bëjnë me tarifat dhe ndryshimet e çmimeve të sistemit bankar”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur komentit të deputetes së mazhorancës, guvernatori Mehmeti tha se janë duke punuar që të ruhet norma e tanishme e interesit. Mirëpo sipas tij, Kosova është ekonomi e hapur, ku oferta dhe kërkesa përcaktojnë çmimet.

“Jemi duke punuar në drejtim të asaj që të ruajmë normën e interesit, por ju e dini se Kosova është ekonomi e hapur edhe me Kushtetutë, ku oferta dhe kërkesa janë ato që përcaktojnë çmimet”, shtoi Mehmeti.

Lidhur me këtë kritik u shprehën edhe deputetët e tjerë, anëtarë në këtë komision.

Pas raportimit, Komisioni vendosi që raportin për BQK-në gjatë vitit 2021 ta përcjellë në seancë plenare për votim.

Në mbledhjen e së mërkurës, para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa, raportoi edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Ai paraqiti raportin e Kuvendit për gjashtë muajt e parë të vitit 2022. Aty u bë e ditur se Kuvendi i Kosovës për gjashtë muajt e parë të vitit 2022 ka shpenzuar 3.6 milionë euro dhe se pjesa më e madhe e tyre, rreth 3.1 milionë janë për paga dhe mëditje.

Megjithatë, sekretari Krasniqi, tha se gjatë këtij viti ka pasur shkurtime buxhetore, krahasim me vitin e kaluar./KSP

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort