Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Japoni.
Arsyeja e udhëtimit është pjesëmarrja në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Sipas Zyrës për Komunikim me Publikun brenda Qeverisë, Kurti në udhëtimin e tij është shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Kurti, gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare.
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, u vra me 8 korrik 2022 gjatë një fjalimi të tij në publik.