- Reklama -

Hoxhaj: Po rrezikohet zhbërja e shtetit, PDK-ja e vetmja që mund ta ndalë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, vlerëson se Kosovës po i rrezikohet zhbërja e shtetësisë.

Ai në një takim me Këshillin e Përgjithshëm dhe strukturat tjera të partisë, të enjten, ka marrë përkrahjen për të kandiduar për kryeministër në zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të janarit ose në shkurt, është bërë e ditur përmes një komunikate nga PDK-ja.

- Reklama -

“Duhet të jemi të vetëdijshëm e syçelë, sepse Kosova po rrezikohet nga brenda dhe nga jashtë. Ajo që është më e dhimbshme dhe absurde, po rrezikohet edhe zhbërja e shtetit, sidomos pas goditjes si të tillë të dy akterëve kryesorë të shtetësisë, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli.”, ka thënë Hoxhaj, thuhet në komunikatë.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja që mund ta ndalë zhbërjen e shtetit.

“Në këtë gjendje të krijuar, vetëm PDK-ja është garancë e fortë që do të ndalë zhbërjen. Dhe PDK-ja do ta bëjë këtë”, citohet të ketë thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili ka theksuar se viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të vështira për vendin jo vetëm për shkak të goditjes nga pandemia, por edhe për shkak të mungesës së liderëve të UÇK-së dhe PDK-së.

“Ky Këshill Drejtues është më i pazakonshmi që e kemi mbajtur ndonjë here. Është hera e parë që Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës mbledhet pa kryetarët, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Do të ishte jo e sinqertë të them se po qëndroj para jush dhe se nuk jam i vërshuar nga emocionet: krenari, mall e shumë zemërim dhe jam i vetëdijshëm se kjo është gjendja e secilit prej nesh”, ka thënë ai, përcjell komunikata e PDK-së.

Pos PDK-së, deri më tash edhe LDK-ja ka zyrtarizuar kandidatin për kryeministër – Avdullah Hotin.

VV-ja ka paralajmëruar se do të futet në zgjedhje me Albin Kurtin, sikurse edhe AAK-ja me Ramush Haradinajn.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort