- Reklama -

ASK publikon statistikat e muajit korrik: U prodhua rreth 16% më pak thëngjill

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë për muajin korrik të vitit 2022.

Në muajin korrik të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 468.63 GWh ; prodhimi bruto nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 22.98 GËh; dhe prodhimi bruto nga hidrocentralet energjisë elektrike ishte 5.71 GWh.

- Reklama -

Gjatë muajit korrik të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 476.06 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 365.85 GWh, ose 5.61% më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.84%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në korrik 2022 ishte 343.72 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 364.98 GWh.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.38 mijë ton, ose 15.95% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort